Kosova është ngjitur për katër pozita ndërsa Shqipëria ka humbur shtatë në ranglistën e FIFA-s për muajin tetor.
Gjatë muajit tetor, Kosova dhe Shqipëria zhvilluan dy ndeshje kualifikuese për Kupën e Botës “Rusi 2018”. Kosova u mposht nga Kroacia dhe Ukraina kurse kuqezinjtë mposhtën Litenshtejnin dhe humbën në shtëpi përballë Spanjës.
Kjo paraqitje i ka kushtuar Shqipërisë rrëzimin në vendin e 47 në botë, ndërkohë që muajin e kaluar renditej e 40-a. Kosova përkundër dy humbjeve është ngjitur për katër pozita. Tani është në pozitën e 164.