Pozita më e mirë që e ka arritur Kosova që prej pranimit në UEFA e FIFA
Kosova ka përparuar për tri pozita në renditjen e përditësuar të enjten të shtëpisë së futbollit, FIFA.
Fitorja ndaj Lituanisë (2:1) dhe ndaj Qipros (3:0) në Ligën e Kombeve mundësuan ngritjen e Kosovës në pozitën e 101-të. “Dardanët” në shtator renditeshin të 104-tit.
Pozita 101 është më e mira që e ka arritur Kosova që prej pranimit në UEFA e FIFA. Këtë pozitë e pati edhe nëntorin e vitit 2023.
Ndërkohë Shqipëria është ngritur nga pozita e 67-të në të 65-n. “Kuqezinjtë” në tetor u mposhtën nga Çekia, por fituan ndaj Gjeorgjisë.
10-shja e parë ka mbetur e pandryshuar. Argjentina mbetet e para, Franca e dyta, Spanja e treta, Anglia e katërta, Brazili i pesti, Belgjika e gjashta, Portugalia e shtata, Holanda e teta, Italia e nënta dhe Kolombia e dhjeta.