Pas 14 muajsh mungesë shkaku i lëndimeve, Kampionia Olimike, Majlinda Kelmendi, i është kthyer tatamit me një fitore në Grand Slamin që po mbahet në Abu Dhabi.
Kelmendi mposhti rusen Ylla Kazarina në raundin e parë të kategorisë deri në 52 kilogramë.
Xhudistja tjetër, Nora Gjakova mposhti rumunen Loredana Ohai në raundin e dytë të kategorisë deri në 57 kilogramë, duke ia sjell Kosovës fitoren e dytë në këtë Grand Slam.
Distria Krasniqi kompletoi fitoren e radhës për Kosovën, duke mposhtur Mariana Chernyakun e Ukrainës në raundin e parë të kategorisë deri në 48 kilogramë.