Kosova ka arritur të nxjerr një barazim në udhëtim te Zvicra në kuadër të kampionatit evropian “Euro 2024”.
Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “St.Jakob-Park” përfundoi me rezultat 1-1.
Pjesa e parë u mbyll pa gola me Zvicrën që ishte dukshëm dominuese.
Me të filluar pjesa e dytë, ishte Vargasi, i cili kaloi Zvicrën në epërsi.
Mirëpo Kosova nuk u dorëzua dhe nga fundit i ndeshjes barazoi rezultatin përmes debutuesit Muhamet Hyseni, njëherit debutim ëndërrash për të.
Deri në fund nuk pati më gola dhe ndeshja mori rezultatin përfundimtar 1-1.
Kësisoj, barazimi i mundëson Zvicrës që të kualifikohet në Evropian, ndërsa Kosova tashmë është pa gjasa. Por “Dardanët” kanë vazhduar ecurinë pozitive në këtë kampionat.