Pasi iu shfaqën telashe të mëdha, Federata Evropiane e Hendbollit (EHF) është kujdesur që Kosova e Serbia të mos bjerë në të njëjtin grup në eliminatoret për “Euro 2020”, shkruan sot Koha Ditore.
Shorti për këto eliminatore është tërhequr të enjten mbrëma në Trondheim të Norvegjisë, ndërsa EHF-ja më herët vendosi dhe caktoi procedurën që Kosova e Serbia të mos kenë mundësi të jenë në grup të njëjtë. Hendbollistët e Kosovës do të garojnë në grupin e parë, ndërsa ata të Serbisë në grupin e dytë.
EHF-ja kështu ka përjashtuar mundësinë që të ketë telashe të mëdha organizative, çfarë i pati muajin e kaluar në Serbi, ku është dashur të luhen ndeshjet kualifikuese të hendbollisteve deri 20-vjet, për kampionat botëror. Është dashur të përballen Kosova e Serbia, por shteti serb nuk lejoi një përballje të tillë e më pas ndaloi edhe përballjet e Kosovës me Sllovakinë e Norvegjinë.
EHF-ja ka përmbyllur disi atë turne, duke ndjekur një rrugë josportive, por me telashe që sjellin përballjet e sportistëve të Kosovës e Serbisë do të vazhdojnë të përballen shumë federata të tjera.