Kombëtarja e Kosovës e zhvillon sonte ndeshjen e radhës në Ligën e Kombeve.
“Dardanët” do të përballen me Irlandën e Veriut, në Windsor Park në ora 18:00.
Irlanda e Veriut synon t’i shmanget rënies në Ligën D të Ligës së Kombeve. Kjo kombëtare është momentalisht e treta me 2 pikë, njëjtë sa i ka edhe Qipro poashtu.
“Dardanët” janë më të relaksuar për faktin se nuk kanë më pretendime për vendin e parë, por natyrisht që kërkohet vetëm fitorja në Belfast.
Leart Paqarada, Amir Rrahmani, Shkëlqim Vladi dhe Mërgim Vojvoda janë mungesat e mëdha në formacionin e Giresse.