Qeveria e Kosovës ka miratuar propozimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporë për pezullimin e përkohshëm të regjimit të vizave për shtetasit e Ukrainës, raporton Ekonomia Online.
Propozimin e ka bërë ministrja, Donika Gërvalla.
Ajo tha se në Kosovë pritet të vijnë 5000 refugjatë nga Ukraina.
Shtetasve të Ukrainës për të hyrë në Kosovë zakonisht u duhet viza, por ky regjim është pezulluar përkohësisht.