Qeveria e Kosovës ka miratuar Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes ndërkombëtare me BE-së për pjesëmarrjen e Kosovës në programin e Bashkimit Horizont Europe, Korniza e Programit për kërkimi dhe inovacion, raporton Ekonomia Online.
Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, tha se me këtë marrëveshje Kosova e fiton statusin e asocuar në programet me të drejta krahas vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor.
Sipas saj, vendi bëhet pjesë aktive e hapësirës evropiane të kërkimit.
“Për nënshkrimin e kësaj marrëveshje kemi qenë në pritje nga ana e BE-së dhe marrëveshjen e nënshkruam më 7 dhjetor të këtij viti, marrëveshje me të cilën Kosova e fiton statusit e asocuar në programet me të drejta krahas vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor”.
“Statusi i asocuar, do të thotë më shumë mundësi për individë për pjesëmarrje në programet kërkimore. Me këtë rast ne po bëhemi pjesë aktive e hapësirës evropiane të kërkimit për një ekosistem pan evropian të kërkimit dhe inovacionit”, tha ajo teksa shtoi se ky është lajm i mirë për Kosovën.