Ekonomia Online
FUNDIT

Kosova po bëhet gati për Slloveninë

Kosova po bëhet gati për Slloveninë

“Dardanët” po vazhdojnë të ushtrojnë në Shqipëri para duelit të së dielës me sllovenët në Ligën e Kombeve. Nesër do ta marrin rrugën drejt Lubjanës Ekipi kombëtar i Kosovës po i vazhdon përgatitjet para ndeshjes së Ligës së Kombeve me Slloveninë. “Dardanët” u janë rikthyer stërvitjeve të enjten, duke u stërvitur në Shijak, një ditë […]

“Dardanët” po vazhdojnë të ushtrojnë në Shqipëri para duelit të së dielës me sllovenët në Ligën e Kombeve. Nesër do ta marrin rrugën drejt Lubjanës

Ekipi kombëtar i Kosovës po i vazhdon përgatitjet para ndeshjes së Ligës së Kombeve me Slloveninë.

“Dardanët” u janë rikthyer stërvitjeve të enjten, duke u stërvitur në Shijak, një ditë pas lojës me Kombëtaren shqiptare, shkruan Gazeta Express.

Verdhekaltrit e kanë zhvilluar edhe sot një seancë stërvitore, ndërsa nesër do të nisen drejt Lubjanës, ku të dielën do të luajnë me sllovenët.

Më pas, të mërkurën e ardhshme, Kosova do ta mbyllë kampanjën e Ligës së Kombeve me ndeshjen që do ta zhvillojë në Prishtinë me Moldavinë.

Ekipi i Bernard Challandes, i cili së fundmi u prek me COVID-19, nuk e ka shijuar fitoren qe më shumë se një vit.

Andaj, përkundër mungesave të shumta, Verdhekaltrit do të mundohen ta mbyllin këtë vit me fitore.

E këtë mund ta bëjnë pikërisht kundër moldavëve, pasi një gjë e tillë duket vështirë e arritshme me sllovenët, të cilët synojnë ta mbyllin grupin në vendin e parë.

Listës së gjatë të mungesave në dy ndeshjet e ardhshme iu shtohet edhe Betim Fazlijin, i cili nuk e ka kompletuar ende dokumentacionin.

Të ngjashme