“Kosova po kthehet në Këshillin e Sigurimit të OKB-së”

Prishtinë | 24 Sht 2018 | 11:50 | Nga

Çështja e Kosovës ngadalë po kthehet në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Kështu ka deklaruar ministri për Inovacion e zhvillim teknologjik i Serbisë Nenad Popoviq, transmeton Koha.net.

Ai ka vlerësuar se bisedimet për Kosovën me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian nuk kanë dhënë kurrfarë rezultati.

“Është e qartë se pa ShBA-në, Rusinë e Kinën nuk është e mundur të arrihet kompromis i qëndrueshëm dhe i zbatueshëm ndërmjet Beogradit e Prishtinës. Çështja e Kosovës ngadalë po kthehet në vendin ku mund të zgjidhet, e ai është Këshilli i Sigurimit i OKB-së, ku Serbia i ka miqtë, Rusinë e Kinën, që e mbrojnë tërësinë territoriale të Serbisë duke e respektuar Kushtetutën tonë dhe Rezolutën 1244”, ka thënë Popoviq.

Ai në intervistë për “veçernje novosti” ka theksuar se është e qartë se shqiptarët nuk po duan ta formojnë Asociacionin e Komunave serbe dhe se për këtë e kanë përkrahjen e heshtur të disa vendeve perëndimore.

“Nga ne pritet të ulemi në tavolinën ku na kanë mashtruar dhe me ata që e kanë përkrahur mashtrimin. Në kushte të tilla nuk duhet vazhduar bisedimet”, ka thënë ai.

Sipas fjalëve të tij, para syve të BE-së po realizohet plani i Shqipërisë së madhe e cila, ka thënë ai, do të sjellë destabilitet në tërë rajonin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme