Pati fare pak shkëlqim në paraqitjen e Kosovës ndaj Ishujve Faroe, të dielën në Torshavn.
Por Kosova mori një pikë duke barazuar 1:1 dhe kështu bëri një hap të madh drejt realizimit të synimit – sigurimit të vendit të parë në grup.
Në favor të Kosovës shkoi barazimi 1:1 i Azerbajxhanit me Maltën në ndeshjen tjetër të grupit të luajtur të dielën mbrëma.
Kështu Kosova pas katër ndeshjeve prin me tetë pikë në Grupin 3 të Ligës D të Ligës së Kombeve të UEFA-s.