Kosova po udhëhiqet nga një kastë avanturierësh

Prishtinë | 16 Mar 2024 | 09:48 | Nga Vlora Çitaku

Në një kohë kur bota po përballet me turbulenca të mëdha, Kosova po udhëhiqet nga një kastë avanturierësh.

Në kohën kur qytetarët tanë kanë nevojë për stabilitet e parashikueshmëri, Kosova ka në krye një qeveri të papërgjegjëshme, pa ide e pa vizion.

Konfrontimet e hapura tashmë me aleatët tanë na kanë sjellur në një terren tërësisht të pashkelur nga ne tash e 25 vite.

Pa projekte konkrete e pa vizion, si në planin e brendshëm, si në politikën e jashtme.

Mbajtja sa më parë e zgjedhjeve parlamentare tashmë është jo vetëm kërkesë, por domosdoshmëri.

Kosova është më e madhe dhe më e rëndësishme se egoja e Kurtit.

Të ngjashme