Kombet e Bashkuara kanë vlerësuar se në vitin 2050 gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor do të kenë rreth tre milionë banorë më pak se sot.
Nga të gjitha, Kosova vlerësohet se do ta ketë rënien më të vogël të numrit të popullsisë, nga 1,709,000 në 1,647,000, që është vetëm 3.6 për qind tkurrje.
Shqipëria dhe Bosnja do të kenë tkurrjen më të madhe të popullsisë në përqindje, por Serbia do të regjistrojë rënien më të madhe në vlera absolute.
Shqipëria vlerësohet se do të ketë 20.2 për qind tkurrje të popullsisë, nga 2,822,000 në 2,251,000.
Ndërkaq, Serbia sipas OKB-së do të shënojë tkurrjen më të madhe më 2050. Nga 6,788,000 banorë sa pati vjet, do të ketë 5,554,000 – pra 1.2 milionë më pak banorë ose tkurrje prej 18.2 për qind, raportoi Radio Evropa e Lirë.
Bosnja dhe Hercegovina nga 3,194,000 në 2,469,000 banorë – 22.7 për qind më pak. Maqedonia e Veriut do të ketë 1,519,000 banorë më 2050 në vend të 1,836,000 sa i ka tash. Kurse Mali i Zi nga 628,000 në 535,000 banorë.
Nga 16,977,000, popullsia në Ballkanin Perëndimor në vitin 2050 sipas OKB-së do të jetë 13,975,000.