Instituti GAP, Grupi për Studime Politike dhe PIPS në një konferencë për media kanë prezantuar të gjeturat nga monitorimi i obligimeve të mbetura dhe të parapara që të finalizohen gjatë vitit 2018, sipas vendimit të Qeverisë së Kosovës për prioritet kyçe të Agjendës Evropiane për vitin 2018.
Në Agjendën për Reforma Evropiane (ERA), për vitin 2018 perfshen 29 masa të përgjithshme të cilat zbërthehen në 107 veprime konkrete, prej te cilave për këtë peirudhë vetëm 42.99% janë përmbushur plotësisht, 17.76% jane përmbushur pjeserisht, dhe 14.02% nuk janë përmbushur fare, ndërsa 25.23% pritet të përdunohen gjatë periudhës korrik-dhjetor 2018.
Njomza Mjeku nga GLPS, theksoi se në fushën e qeverisjes së mirë dhe sundimit të ligjit, janë identifikuar 11 masa dhe 36 veprime përkatëse, prej te cilave 23 veprime janë plotësuar në tërësi, katër veprime janë realizuar pjesërisht, tri veprime mbesin të paplotësuara dhe gjashtë veprime janë paraparë te plotësohen ne gjashte mujorin e dytë të këtij viti.
Nora Jusufi, nga Instituti GAP, theksoi se në fushën e konkurrueshmërisë dhe klimës së investimeve janë gjithsej 12 masa dhe 44 veprime prej të cilave, 17 veprime janë plotësuar në tërësi, pesë veprime janë realizuar pjesërisht, gjashtë veprime mbesin të paplotësuara dhe 16 veprime janë paraparë plotësohen në gjashtë mujorin e dytë të këtij viti.
Jusufi tha se këto ngecje rrezikojnë humbjen e fondeve për rreth 80 milionë euro nga MSA dhe integrimi në BE.
Visar Xhambazi, nga PIPS, tha se në fushën e punësimit dhe arsimit nga gjashtë masa dhe 27 veprime përkatëse të kësaj fushe, 6 veprime janë plotësuar në tërësi, 10 veprime janë realizuar pjesërisht, 6 veprime mbesin të paplotësuara dhe 5 veprime janë paraparë te përfundojnë deri në fund të vitit.
Grupi për Studime Juridike dhe Politike, Instituti GAP dhe Instituti i Prishtinës për Studime Politike konsiderojnë se nuk është punuar sa duhet dhe i bëjnë thirrje qeverisë që të përkushtohen maksimalisht në zbatimin e obligimeve të cilat i marrin përsipër.