Kosova shkatërron 2382 armë të vogla dhe të lehta

Prishtinë | 07 Kor 2016 | 14:47 | Nga

Kosova sot iu bashkua Ditës ndërkombëtare vjetore për shkatërrimin e armëve të vogla. Me mbështetjen e Zyrës së Jashtme Gjermane dhe Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara, në këtë ngjarje rajonale ka shkatërruar mbi 2382 armë të vogla dhe të lehta (AVL), përkatësisht 888 armë të shkurtra dhe 1494 armë të gjata të zjarrit si dhe mijëra pjesë të tyre.

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Valdet Hoxha tha se Ministria e Punëve të Brendshme, Policia e Kosovës dhe Agjencia e Forenzikes janë të përkushtuara që të ngritin kapacitetet në zgjidhjen e krimeve me armë. Ai tha se kapacitetet janë ngritur në disa fusha si shenjim dhe shenjëzim, menaxhim të stoqeve dhe mbajtjen e evidencës,  si dhe investigimin e krimeve me armë në përgjithësi.

“Është një prioritet strategjik për vendet e rajonit, BE-së dhe komunitetin ndërkombëtar, sigurimi i një pasqyre më reale sa i përket ndikimit të akumulimit të paligjshëm të armëve të vogla dhe të lehta dhe municionevetë tyre si dhe trafikimit të armëve të vogla dhe të lehta me origjinë ose transit nëpër Evropën Juglindore. Republika e Kosovës ka treguar përkushtimin e fuqishëm që të luftojë të gjitha llojet e paligjshme të trafikimit me armë”, tha zëvendës ministri Hoxha.

Ai u bëri thirrje qytetarëve që mos të festojnë me armë sepse çdo plumb i shkrepur lartë detyrimisht do të bie poshtë, gjë e cila potencialisht mund të jetë vdekjeprurëse për njerëzit.

Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Naim Rexha tha se Policia e Kosovës vazhdimisht punon drejt zhvillimit të kapaciteteve të saja përtë pasur sa mëshumë sukses në konfiskimin e armëve tëjashtëligjshme dhe do tëjetë e përkushtuar përtë larguar këto mjete tëdhunës nga duart e qytetarëve pasi qëky është element thelbësorëqë i kontribuon rendit, qetësisë dhe sigurisë publike në vend.

“Policia e Kosovës vazhdimisht ka qenë dhe do të vazhdoj të mbetet e përkushtuar në realizmin e detyrave dhe obligimeve që dalin nga Plani Strategjik Zhvillimor i Policisë ( 2016-2010 ), me qëllim  të ngritjes së sigurisë publike duke bërë edhe konfiskimin e armëve që në mënyrë të paligjshme gjenden në duart e qytetarëve”, tha zëvendësdrejtori i përgjithshëm i PK-së Rexha.

Zëvendës-përfaqësuesja e përhershme e UNDP-së, Alessandra Roccasalvo, tha se për një vit e gjysmë kjo është hera e tretë për të që merr pjesë në shkatërrimin e armëve, dhe se kjo është një gjë mjaft e mirë pasi që armët e paligjshme janë rrezik shumë i madh për të gjithë shoqërinë.

Ajo falënderoi Ministrinë e Punëve te Jashtme të Gjermanisë për mbështetjen e tyre bujare për projektin e UNDP-së për shkatërrimin e armëve dhe eksplozivëve që në këtë rast po e mbështetë Ministrinë e Punëve të Brendshme si dhe Policinë e Kosovës për punën e tyre në konfiskimin e armëve të paligjshme.

Ngjarja e shkatërrimit të armëve do të përdoret  edhe për lansimin e fushatës “Festo me zemër, dhe jo me armë” për zvogëlimin/parandalimin e zjarrit festiv, që është një bashkëpunim me UNDP SEESAC e që mbështetet nga Bashkimi Evropian. Armët e shënjuara për shkatërrim janë konfiskuar nga Policia e Kosovës gjatë punës së tyre për hetimin e krimeve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme