Kosova e konsideron të papranueshme kërkesën e Serbisë që Fondi i Privatizimit të ndërmarrjeve kosovare të hyjë në rend të ditës në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.
Përfaqësuesi i Qeverisë së Kosovës në bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë, Avni Arifi, kërkesën e tillë e ka quajtur “tallje të Serbisë me qytetarët e saj”, shkruan sot Koha Ditore.
Ai ka thënë për gazetën se kjo temë nuk do të hyjë asnjëherë në diskutim.
“Kjo është një tallje që me i shti serbët që të mendojnë që do të marrin para nga Kosova”, ka thënë Arifi duke shtuar se “ata do t’i japin para Kosovës”.
Ka thënë se në dialog mund të bisedohet për dëmet e luftës apo dëme të tjera të shkaktuara nga Serbia, por asnjëherë Fondi i Privatizimit.