Kombëtarja e Kosovës konsiderohet si favorite e madhe në letër sonte ndaj Bjellorusisë.
“Dardanët” do të luajnë në Budapest të Hungarisë me bjellorusët në ndeshjen e xhiros së katërt të Grupit I në kualifikimet e Euro 2024, shkruan “Gazeta Express”
Verdhekaltrit vijnë nga tri barazime radhazi, kurse bjellorusë i kanë tri humbje.
E kjo ka bërë që ekipi i Alain Giresse të favorizohet nga kompanitë e mëdha të basteve.