Qeveria e Kosovës ka filluar procedurat për blerjen e objekteve të ambasadave të Republikës së Kosovës në Uashington të ShBA-së dhe në kryeqytetin e Britanisë së Madhe, Londër, raporton Ekonomi Online.
Kryeministri Albin Kurti tha se Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporë, ka propozuar këtë vendim në këto dy kryeqendra botërore.
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporë, Donika Gërvalla, tha se me miratimin i këtij propozimi do të hapen rrugët për fillimin e procedurave së blerjes së këtyre objekteve.