Kosova synon fitore sonte në Bratisllavë

Prishtinë | 26 Nën 2020 | 15:41 | Nga Ekonomia Online

Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll do ta luajë ndeshjen e tretë të parakualifikimeve për Botërorin 2023.

Në palestrën “Eurovia Arena” në Bratislavë, Kosova luan sot në orën 19:00 kundër Sllovakisë në duelin e Grupit B të parakualifikimeve të Evropës.

Kosova që drejtohet nga Christos Marmarinos do të jetë në mungesë të amerikanëve të natyralizuar, si dhe Dardan Berishës, Gëzim Morinës e Samir Zekiqit.

Erjon Kastrati të martën i është bashkuar ekipit në Bratislavë, kurse është vendosur që Drilon Hajrizi të jetë kapiten i ekipit.

Kosova ka katër pikë pas dy fitoreve ndaj Islandës e Luksemburgut, duele këto që u zhvilluan në muajin shkurt të këtij viti.

Sllovakia nga ana tjetër ka tri pikë dhe renditet e treta, ndërsa Islanda është e dyta në tabelë me po aq pikë. Luksemburgu ka dy humbje dhe është pozitën e fundit.

Dy ditë pas duelit me Sllovakinë, Kosova do të luajë me Islandën.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme