Kosova ka siguruar plasmanin në ndeshjet kualifikuese për Botërorin “Kina 2019” pasi e mposhti Estoninë 75:69 në ndeshjen e fundit të parakualifikimeve.
Kosova ka dhuruar spektakël në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, duke e mposhtur Estoninë, për të siguruar plasmanin në ndeshjet kualifikuese për Botërorin “Kina 2019”.
Çerekun e parë Kosova e ka mbylli me epërsi 24-22, ndërsa në çerekun e dytë humbi 11-16, për rezultatin 35:38 të pjesës së parë në favor të mysafirëve.
Çereku i tretë u mbyllë në favor të “Dardanët” 54:52, teksa dominuan edhe në atë të katërt, për të fituar në fund 75:69 dhe për të siguruar plasmanin në ndeshjet kualifikuese për Botërorin “Kina 2019” si e dyta e Grupit C.