Qeveria Hoti e zhgënjyer me deklaratat e disa zyrtarëve publikë në Serbi. Të ulëta dhe të papranueshme u cilësuan deklaratat e disa zyrtarëve politik të cilët vazhdojnë të shfaqin mungesë respekti ndaj viktimave të luftës në Kosovë. Kryeministri i Republikës së Kosovës në një postim të tij në facebook i quan skandaloze këto deklarata dhe me kaq përfundon këtë .
Është i papranueshëm dhe shumë minor edhe qëndrimi i Kryeministrit Hoti ndaj qëndrimeve të tilla publike nga ana e zyrtarëve publik të serbisë, pasi që një deklaratë sa për konsum të brendshëm nuk qon më peshë, njejtë edhe ndaj bashkësisë ndërkombëtare, sidomos te disa shtete të Bashkimit Evropian që shumë herë i kanë mbyllur sytë ndaj që ndrimeve të tilla nga ana e serbisë, dhe kanë kërkuar nga ana e Kosovës të ruajnë qetësinë dhe mos të prishin “arritjet e deritashme” gjatë bisedimeve.
Do të duhej një qëndrim më i ashpër dhe më meritor karshi serbisë në këtë rast. Do të duhej të kërkohej një kërkim falje nga ana e serbisë për të gjitha viktimat e luftës, dhe më pas edhe një kërkim falje nga ana e zyrtarëve matrapazë serbë të cilët dalin me deklaratat e tyre populiste, dhe që fyejnë viktimat e luftës si në Kosovë po ashtu edhe në vendet e tjera të ish Jugosllavisë .
Një veprim më i mirë që do ishte ndërprerja e bisedimeve deri në një moment kur qeveria e serbisë del me një vendim për kërkim falje ndaj popullit shqiptar për viktimat e luftës dhe terrorin ndaj një populli të tërë, pastaj heqja e kufizimit të lëvizjës së qytetarëve të Republikës së Kosovës (liberalizimi i vizave) për qytetarët e Republikës së Kosovës, pasi që kriteret janë plotësuar kaherë, dhe më pas të shqyrtohet vazhdimi i bisedimeve me një agjendë të përbashkët të spektrit politik Kosovar, ku do të përcaktohej edhe një kufizim dhe kohë se deri ku mundë të negociohet dhe si do të përfundojë edhe kjo gjendje e cila po i kushton Kosovës humbje në të gjitha sferat e sidomos në atë ekonomike.
Kryeministri Hoti në postimin e tij kërkon që edhe bashkësia ndërkombëtare t´i kundërshtojë këto deklarata nga ana e zyrtarëve politik serb, gjë e cila dihet se as që bëhet fjalë për qëndrime të tilla nga ana e tyre ( siç u pa deri më tani).
Qeveria për të qenë e drejtë me qytetarët e saj duhet të marrë vendime karshi tyre, dhe mos të jetë në shërbim të zyrtarëve Europian që vijnë e shkojnë, të cilët nuk duan që dikush të jetë pengesë gjatë ndërtimit të karrierës së tyre, e, dhe më pas të konsiderohen se kanë dështuar gjatë rrugëtimit të tyrë karrieriste.
Prandaj Qeveria e Kosovës duhet të marrë vendime karshi ndodhive dhe mos të dalë vetëm me deklaratë kundër deklaratës duke thënë se po praktikojmë reciprocitetin.