Kosova tund rrjetën e mysafirëve qysh në fillim

Prishtinë | 18 Nën 2024 | 21:23 | Nga Ekonomia Online

Kosova ka shënuar gol kundër Lituanisë. Topin në rrjetë e futi Muharrem Jashari, në minutën e 5-të.

Ky është goli i parë i shënuar ndaj mysafirëve nga dardanët, në këtë përballje e cila po zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Kjo ndeshje e kosovarëve është pas asaj me Rumaninë të premten kur braktisën fushën pak para fundit për shkak të thirrjeve “Serbia, Serbia” nga tifozët rumunë.

Përballja e sotme zhvillohet në kuadër të Ligës së Kombeve. Skuadra e udhëhequr nga Franko Foda numëron nëntë pikë në vendin e dytë të grupit 2, në anën tjetër, Lituania zë vendin e fundit me zero pikë.

Qendërmbrojtësi Lumbardh Dellova, s’luan sonte në ndeshjen kundër Lituanisë. Në vend të tij startoi Fidan Aliti.

Të ngjashme