Kombëtarja e Kosovës U-21 sot do të luajë ndeshjen e radhës kualifikuese për “Euro 2020”.
Por kundërshtari i sotëm do të jetë më i veçantë.
Në “Elbasan Arena” nga ora 19:00, Kosova U-21 do të jetë mysafire e Shqipërisë U-21, që drejtohet nga Alban Bushi.
Kjo do të jetë ndeshja e parë zyrtare “vëllazërore” në mes të Kosovës dhe Shqipërisë, të cilat gjenden në grupin e njëjtë.
Shqipëria U-21 pas pesë takimeve ka vetë dy pikë në renditje.
Kurse, Kosova në tre takime numëron 6 pikë, duke pësuar humbje vetëm nga Anglia U-21.