Kosova U 15 ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në turneun e UEFA-s që u mbajt në Kamëz.
Me këtë rast djelmoshat e kategorisë U 15 kanë shënuar bilanc të 100 përqind të ndeshjeve, tre takime dhe tre fitore.
Këtë sukses edhe ka përgëzuar edhe kryetari i Federatës së Futbollit, Agim Ademi, i cili ka thënë se kjo dëshmon se Kosova ka potencial të madh tek gjeneratat e reja.
“Paraqitja juaj dinjitoze në “UEFA Development Tournament” në Kamëz, me bilanc prej tri fitoreve në po aq ndeshje të zhvilluara si dhe mos pësimi i asnjë goli, dëshmon potencialin e madh që ka futbolli ynë edhe tek gjeneratat e reja “.
Urimi i plotë i Ademit:
ë nderuar Dardanë të rinj,
Të nderuar staf i ekipit Kombëtar U15
Paraqitja juaj dinjitoze në “UEFA Development Tournament” në Kamëz, me bilanc prej tri fitoreve në po aq ndeshje të zhvilluara si dhe mos pësimi i asnjë goli, dëshmon potencialin e madh që ka futbolli ynë edhe tek gjeneratat e reja.
Më gëzon shumë fakti që ardhmëria e futbollit tonë është në rrugë të mbarë dhe ndihem jashtëzakonisht mirë kur e shoh që është rritur dukshëm dëshira, përgjegjësia, cilësia dhe profesionalizmi në këto vitet e fundit.
Kombëtarja U15 është baza prej të cilës varet e ardhmja e futbollit tonë dhe po shihet se tashmë kemi shumë talente.
Në emrin tim dhe të KE të FFK-së e uroj nga zemra këtë gjeneratë të futbollistëve dhe i inkurajoj që të vazhdojnë me krenari dhe përgjegjësi drejt sukseseve të radhës.
Po ashtu, kërkoj nga trajnerët e kësaj grupmoshe që ta përcjellin dhe ta ruajnë këtë gjeneratë të mirë, pasi jam i bindur se në të ardhmen këta djem Dardanë do të na bëjnë krenarë edhe me ekipet tjera zinxhirë deri te Kombëtarja A.
Vazhdojmë me krenari e përgjegjësi…