Kosova U18 e përfundon Botërorin në hendboll, renditet në vendin e 23-të nga 32 ekipe

Prishtinë | 23 Gus 2024 | 14:02 | Nga Ekonomia Online

Kombëtarja U18 e Kosovës në hendboll e ka përfunduar me fitore paraqitjen në Kampionatin Botëror në Chuzhou të Kinës.

Kosova fitoi ndaj Nigerisë me rezultatin 21:18 dhe u rendit në vendin e 23, prej 32 ekipeve pjesëmarrëse.

Diona Dreshaj i shënoi 10 gola për Kosovën dhe u shpall më e mira e ndeshjes.

Ndërsa, Arjeta Imeraj, Orgesa Gola e Andra Uglani, rezultuan me nga 3 gola.

Botërorin e parë të saj, Kosova U18 e përfundoi me tri fitore e katër disfata.

Kujtojmë që për hendbollistet e reja kosovare, kjo është paraqitja e parë në Kampionatin Botëror.

Të ngjashme