Kosova U19 ka pësuar humbje nga Uellsi në fazën e parë kualifikuese për Kampionatin Evropian 2020.
Në xhiron e tretë të Grupit 5, Kosova u mposht 2 me 0.
Pinchard e Williams realizuan golat për Uellsin.
Në tabelë, Kosova është e fundit me vetëm një pikë. Uellsi i prin grupit me shtatë pikë. Rusia është e dyta me pesë e Polonia e treta me tri.