Kosova vazhdon izolimin, Gjeorgjisë i jepet drita jeshile për vizat

Prishtinë | 05 Tet 2016 | 14:48 | Nga

E-ja ka dhënë pëlqimin për lëvizjen e lirë të shtetasve të Gjeorgjisë pa viza, në zonën Shengen, në momentin që masat mbrojtëse futen në fuqi për të suspenduar marrëveshjen, në rast abuzimi. Një gjë e tillë Kosovës i mundësohet pasi ta votojë Demarkacionin me Malin e Zi.

Ky lajmi për gjeorgjianët vjen në prag të zgjedhjeve parlamentare në këtë shtet, të parapara të zhvillohem më 8 tetor.

Marrëveshja e BE-së për liberalizim të vizave me Gjeorgjinë është pjesë e planeve të zgjerimit të Shengenit, dhe në procedura të hapjes nga izolimi shumë shpejt parashihen edhe qytetarët e Kosovës, të Ukrainës dhe të Turqisë, përcjell Express.

Megjithatë, shtetet anëtare të BE-së kanë paraparë se Kosova duhet ta rrisë luftën kundër krimit të organizuar dhe ta zgjidhë mosmarrëveshjen kufitare me Malin e Zi, në mënyrë që qytetarëve të saj t’u mundësohet lëvizja e lirë në zonën e Shengenit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme