Kosova vend i sigurt nga terrorizmi falë bashkëpunimeve me jashtë, kërkohet themelimi i një byroje hetuese

Prishtinë | 16 Tet 2021 | 08:07 | Nga Majlinda Ibrahimi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Falë ndihmës nga jashtë, institucionet e sigurisë në Kosovë po konsiderohet se kanë kapacitete të mjaftueshme për të ndjekur rastet terroriste, thonë njohësit e kësaj fushe, raporton Ekonomia Oniline.

Profesori i kriminalistikës, Fatmir Çollaku, tha për Ekonomia Online, se Kosova është një vend i sigurt, kjo fal punës dhe bashkëpunimit të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës me shtetet e tjera.

“Ka kapacitet të mjaftueshme si në aspektin e resurseve njerëzore si në aspektin e përgatitjes si në atë të logjistikës, dhe bashkëpunimi ndër institucional në fushën e inteligjencës dhe bashkëpunimi i AKI-së me shtetet mike është në nivel të kënaqshëm, falë kësaj Kosova është e sigurt, natyrisht në këtë kontest mund të ndjehemi mirë si qytetarë të Kosovës.

Tutje, Çollaku tha se për aksione të tilla, Kosova nuk penalizohet që nuk është pjesë e Intepolit, pasi  është një çështje që prek sigurinë e botës.

“Kur flitet për sigurinë, kostoja financiare është në plan të dytë, sepse në momentin që atakohet siguria nacionale, nuk ka kosto financiare që mund të krahasohet me pasojat që pasojnë nga kjo. Kostoja është pak e rëndësishme. I kemi parë nga mjetet e informimit që kostoja ka qenë mjaftë e lartë te rasti i kapjes së grupit të dyshuar terrorist.”

“Nuk penalizohet sepse bëhet fjalë për personat e dyshuar si bartës të personave me aktivitet kriminal, bëhet fjalë për persona rezident në republikën Kosovës, për të cilat mjafton mandati i Policisë, nuk shoh ndonjë hendekë nga kjo.”

Ndërsa, drejtori i Institutit të Kosovës për Studime Ndërkombëtare, Bedri Elezi, thotë se hetimi i akteve terroriste është natyrë komplekse për Kosovën, pasi mungon përvoja.

Megjithatë, Elezi thekson se Policia e Kosovës ka gatishmëri të madhe për t’i ndjekur këto aktivitete.

“Bazuar në aktivitet e deritanishme që Policia e Kosovës i ka zbatuar mund të themi se nuk është edhe keqe, por të them të drejtën që natyra e aktivitete terroriste është natyrë komplekse. Kosova nuk ka pasur më herët akte terroriste, mendoj se ka shumë nevojë, madje ne kemi propozuar që të themelohet një byro kosovare e hetimeve, institucion i cili do të udhëhiqet nga kryeministri i shtetit.  Njëkohësisht do të ketë pavarësinë e saj dhe autoritet të zbatimit të ligjit dhe të ketë të drejtën e ndjekjes, pasi e kemi parë në vendet e rajonit një praktikë të tillë. Institucionet që kanë mandat të arrestimit janë më ndryshe, ndërsa ne kemi AKI-në që ka mandat vetëm të surveimit apo grumbullimit të informacioneve. Një byro e tillë do të ishte shumë e nevojshme për luftimin e dukurive të tilla”.

Elezi thotë se Kosova nuk ka kapacitet të mjaftueshme, mirëpo fal ndihmës nga jashtë ia del të finalizojë operacionet për hetimin dhe ndjekjen e akteve terroriste.

“Sigurisht që njëra nga produktet më të shtrenjtat janë grumbullimi, analizimi dhe ekzekutimi i një informacionit inteligjent që ka të bëjë drejtpërdrejt me monitorimin e personave me potencial kriminal/terrorist. Për fakti ju e dini që mass medie e ka mundësuar që edhe terroristët të mësojnë metodat të ndryshme sesi mund t’i ikën institucioneve, është një mekanizëm që kushton shumë. Nuk mendoj që Kosova ka probleme në kuptimin financiar, pasi shumë shtete përreth, që e donë Kosovën janë të gatshëm ta mbështesin për çështjen në fjalë.Ju e dini që nga vendet e luftës në Lindjen e Mesme kanë ardhur shumë refugjatë që në mesin e shumë refugjatëve mund të kemi edhe terrorist që kanë pasë mundësi të ndërrojnë identitetin e tyre, edhe tjetra ju e dini që shumë refugjatë nuk kanë asnjë lloj dokumenti dhe japin identitetet që mund të mos jenë gjallë, prandaj mendoj që Kosova aktualisht nuk ka kapacitete të mjaftueshme, ne jemi duke u shërbye me mbështetje të institucioneve të tjera, KFOR-i, kemi prani të forcave inteligjente që janë pjesë e zyrave të shteteve tjera”.

Të ngjashme