Policia dënon me 400 euro gjobë qytetarin që drejtonte automjetin me fëmijë në prehër

Prishtinë | 04 Maj 2024 | 16:38 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndëshkuar me 400 euro gjobë dhe 5 pikë negative shoferin që drejtonte automjetin duke mbajtur timonin me fëmijë në prehër në Mitrovicën e Jugut.

Në njoftim thuhet se atij i është marrë edhe patenta për 6 muaj.

“Njësia e Trafikut Rajonal në kuadër të Drejtorisë Rajonale në Mitrovicën e Jugut, ka hasur kundërvajtësin (shoferin) i cili drejtonte automjetin duke mbajtur timonin me fëmijë në prehër. Në bazë të ligjit 08/L-186, paragrafi 10, ndaj kundërvajtësit është shqiptuar gjobë prej katërqind (400) euro, pesë (5) pikë negative, masa mbrojtëse marrje e patën shoferit për gjashtë (6) muaj”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme