Kosovarët e kthyer nga Siria, tre të dyshuarit për terrrorizem dalin para gjykatës

Prishtinë | 21 Pri 2019 | 13:49 | Nga Ekonomia Online

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë janë duke u gjykuar tre kosovarë që dje u kthyen nga Siria.

Me urdhër të Prokurorisë Speciale po mbahet seanca e parë dëgjimore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj Agon Misinit, Arjan Kryeziut dhe Visar Qukovcit, njofton Klan Kosova.

Tre të arrestuarit janë sjellë në gjykatë nën masa të larta të sigurisë dhe me automjete të blinduara.

Deri më tani është bërë e ditur se Agon Misini është nga fshati Muçibabë e Vitisë, ndërsa Arjan Kryeziu nga qyteti i Ferizajt.

Avokati i Arjan Kryeziut, Ahmet Tahiri, ka thënë se klienti i tij ka zgjedhur të mbrohet në heshtje dhe se me shëndet është mirë.

Ndërkaq, masa e paraburgimit prej 30 ditësh i është caktuar Rexhë Tafajt, të miturit që dje e mbajti seancën në gjykatë.

Tafaj nuk dihet se në cilin burg është dërguar për të mbajtur dënimin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme