Kosovarët fitojnë 6 medalje në turneun “Trofeu i Ulqinit 2017”

Prishtinë | 26 Pri 2017 | 11:02 | Nga

Fundjavën e kaluar u organizua turneu tradicional ndërkombëtar “Trofeu i Ulqinit 2017”. Në këtë turne ndërkombëtar, që u organizua për të gjitha grupmoshat morën pjesë 200 pjesëmarrës nga Mali i Zi, Bosnja dhe Hercegovina, Gjermania, Danimarka, Serbia, Rusia, Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe Turqia.

Pjesëmarrja e Kosovarëve ishte mjaftë e madhe, por edhe me rezultate evidente duke fituar 6 medalje prej të cilave 1 e artë, 3 të argjendta dhe 2 të bronzta.

Besire Domaniku, vendi i parë në konkurrencën e veteraneve,

Rrahman Ademaj, vendi i dytë në konkurrencën e seniorëve,

Besart Domaniku, vendi i dytë në konkurrencën veteran 40-49,

Jeton Beqiri, vendi i tretë në konkurrencën veteran 40-49,

Nehat Çitaku, vendi i dytë në konkurrencën veteran 50-59,

Shend Raskova, vendi i tretë në konkurrencën e kadetëve.

Fituesit u shpërblyen me kupa dhe medalje ndërsa në konkurrencën e seniorëve edhe me mjete monetare.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme