Pavarësisht shumë teorive të konspiracionit për vaksinën anti-covid të cilat në vendin tonë kanë bërë bujë, qytetarët e Kosovës shprehen të gatshëm të marrin këtë vaksinë, kur të arrijë në Kosovë, raporton Ekonomia Online.
Vaksina kundër Covdi-19, në Kosovë pritet të arrijë në gjysmën e parë të vitit 2021, ndërsa disa qytetarë të anketuar nga Ekonomia Online shprehen se do ta merrnin këtë vaksinë.
Në fillim të pandemisë rreth prodhimit të kësaj vaksine ishin përhapur shumë konspiracione, ku njëri ndër to kishte qenë edhe ai i “vendosjes së çipave”, nga i cili njerëzit do të ishin nën kontroll të plotë. Ky konspiracion dhe ai që virusi nuk ekziston ishte përhapur mjaftë shumë edhe në Kosovë.
Qytetari Rrahman Rrahmani i pyetur nëse do të pranonte vaksinën anti-covid është përgjigjur pozitivisht duke uruar që ajo të vije sa më shpejt.
“Unë pa kurrfarë hamendje e kisha pranuar sepse nuk duhet çdo herë dhe çdokujt me i besuar por në disa raste duhet. Ata të gjithë ekspert e shkencëtarë që janë munduar për ta shpëtuar njerëzimin unë nuk besoj që ka aso mendje e shpirti me mbytë njerëz. Prandaj ishalla ashtu po lutem vjen sa më shpejt” ka thënë ai.
Edhe qytetari tjetër, Kadri Sojeva është shprehur se do donte ta merrte vaksinën.
“Nëse krejt bota e merr pse na duhet me kanë të veçantë, pse na shqiptarët duhet me qenë të veçantë. Nëse gjithë bota e merr edhe unë e kisha pranuar me marr edhe ishte dashur ta marr”
I gatshëm për të provuar vaksinën është treguar edhe Mexhid Jetullahu .
“Po si jo e kisha provu. Ma keq nuk bëhet se që po frikësohemi”, tha ai
Kurse Mehdi Syla ka thënë se beson në mjekësi dhe do të jetë prej të parëve që do ta marr atë.
“Mendoj që nuk është e dëmshme. Në qoftë se vijnë në Kosovë jam prej të parëve që do ta marr. Unë e kam moshën 71 vjeçare e marr qe 2 ose 3 vjet këtë vaksinën kundër gripit, ka dhënë efekt. Unë besoj në mjekësi”, u shpreh Syla.
Ndërsa, sipas të dhënave nga anketa rajonale e “Biepag” rreth 30-40 përqind të qytetarëve në vendet e Ballkanit thonë se do të refuzojnë ta marrin vaksinën për Covid. Gati 80 përqind besojnë në të paktën njërën prej teorive të konspiracionit mbi virusin.
Deri tash disa shtete kanë prodhuar vaksinën e tyre si Rusia, Kina e Britania e Madhe, vakisan e së cilë e prodhuar nga kompania farmaceutike “Pifzer”, po vlerësohet më e sukseshjma. Britania e Madhe ka qenë vendi i parë që ka miratuar këtë vaksinë, duke filluar edhe vaksinim e qytetarëve. Ndërsa, që këtë vaksinë e ka miratuar edhe SHBA.