Miliona euro në vit dalin nga Kosova për shërbimet shëndetësore. Nga viti 2010, kur llogaritej që kosovarët shpenzuan pak mbi 100 milionë euro për shërim jashtë Kosovë, sipas përfaqësuese të profesionistëve shëndetësorë, kjo vlerë tanimë ka arritur në 200 milionë euro, shkruan sot Koha Ditore.
Institucionet publike shëndetësore nuk i kanë komentuar këto vlera me arsyetimin se ata mund të flasin vetëm për fondet publike që jepen nga Ministria e Shëndetësisë për shërim, por jo edhe për fondet private të qytetarëve që zgjedhin të trajtohen në spitale jashtë Kosove.
Por, zyrtarë shëndetësorë kanë thënë se fajin për këtë e kanë shumë hallka të zinxhirit menaxhues në shëndetësi.