Kryesia e Kuvendit vendos – pezullon vizitat e deputetëve jashtë vendit

Prishtinë | 22 Jan 2018 | 12:07 | Nga

Albert Krasniqi nga KDI ka bërë të ditur se Kuvendi i Kosovës starton sesionin pranveror me procedimin e dy iniciativave për zhbërjen e Gjykatës Speciale.

Krasniqi përmes llogarisë së tij në facebook, ka bërë të ditur po ashtu se Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka marr sot vendim që të të gjitha vizitat e deputetëve jashtë vendit të pezullohen për një afat të caktuar kohor sic dhe shkruan në statusin e tij.

”Kuvendi procedon me dy iniciativa per shfuqizimin e Ligjit per Gjykaten Speciale”.

E para, iniciativa ligjore e deputeteve per shfuqizim te ligjit dergohet per mendim ne Qeveri.

E dyta, peticioni i OVL-ve procedohet si iniciative qytetare per shfuqizim te ligjit ne Komisionin per Peticione te Kuvendit.

Vendimet e Kryesise ishin unanime, pra te te gjithe anetareve prezent. Ne nderkohe, Kryesia vendosi qe te gjitha vizitat e deputeteve jashte vendit te pezullohen deri me 20 shkurt”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme