Kosovarët pëlqejnë tregtinë më shumë se prodhimin

| 06 Shk 2017 | 08:14 | Nga

Ndërmarrjet që merren me tregti me shumicë dhe pakicë prijnë në listën e subjekteve të regjistruara afariste për vitin 2016.

Nga 10.424 ndërmarrjet e regjistruara brenda vitit 2016, sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, 2.738 merren me tregti.

Kjo përqindje e lartë e pjesëmarrjes në regjistrim i përcjell këto ndërmarrje prej pesë vitesh. Ndërmarrje prodhuese janë regjistruar gjatë këtij viti gjithsej 1.181.

Gjatë muajve janar, shkurt dhe mars të vitit 2016 janë regjistruar 820 ndërmarrje tregtare nga 2.896 në total.

Këto të dhëna, sipas kryetarit të Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, dëshmojnë për orientim të gabuar ekonomik. Ai ka thënë se sektori i prodhimit është anashkaluar dhe kjo ndikon në moskrijimin e vendeve të reja të punës. (Koha Ditore)

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme