Kolona të gjata të automjeteve janë krijuar në kufirin Kosovë-Maqedoni.
Lexuesit e Indeksonline njoftojnë se për ta kaluar kufirin qytetarët po presin deri në një orë në pikën e kalimit kufitar në Han të Elezit.
Tashmë është bërë e zakonshme që shumë kosovarë t’ia mësyjnë Shkupit për të kaluar Ditën e Pavarësisë së Kosovës. “Po ikim prej tollovisë së Prishtinës e ‘turbo-patriotizmit’, me kalu një ditë me familje në Shkup, një qytet pak ma normal”, tha M.F., një qytetar nga Prishtina.