Sot ne mëngjes seleksioni i meshkujve të Kosovës ka udhëtuar për në Bolzano të Italisë për të zhvilluar ndeshjen e fazës së parë të grupit B2 të Kampionatit Evropian 2018-2019, që do të mbahet me 22 maj nga ora 18:30 në Bolzano.
Kosovën do e përfaqësojnë: Mentor Shabani, Kreshnik Mahmuti dhe Fatih Karabaxhaku, nën udhëheqjen e selektorit Yll Bislimi.
Ekipin do e shoqërojnë edhe Daniel Ramaj, Nehat Çitaku dhe Arsim Thaqi, të cilët do të kenë takim pune me Kryetarin e FITET, Di Napoli dhe veteranin Joakin Alfonso.