Në një qeli të burgut hetimor Waaghof të Bazelit është gjetur i vdekur një i paraburgosur, pasditen e të shtunës.
Siç bën të ditur prokuroria shtetërore e Bazelit (Basel-Stadt) personi është një 40 vjeçar nga Kosova i cili e kishte varur veten, shkruan bz.ch.
Një gardian e kishte gjetur kosovarin të vdekur pas kohës së drekës, ndërsa mjeku i urgjencës dhe ndihma e parë kishin mundur vetëm të konstatonin vetëm vdekjen.
I ndjeri po mbahej prej një jave në paraburgim për kërcënime në lidhje me dhunë familjare.
Shkaqet e vdekjes mbetet të sqarohen nga mjekësia ligjore dhe policia kriminalistike. Tash për tash nuk ka ndonjë dyshim për veprim të ndonjë pale të tretë.