Kosovari kapet me elektroshok në aeroport, arrestohet nga policia

Prishtinë | 19 Gus 2021 | 10:28 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas kosovar pasi që të njëjtit gjatë kontrollit në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, i është gjetur një elektroshok.

I dyshuari pas intervistimit nga prokuroi është liruar.

Rasti po vazhdon të hetohet.

“ANP Adem Jashari 18.08.2021 – 09:20. Gjatë kontrollit tek i dyshuari mashkull kosovar është gjetur dhe sekuestruar për procedura të mëtutjeshme hetimore një elektroshok. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i cili ka rekomanduar që pas intervistimit i dyshuari të lirohet dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të ngjashme