Policia e Kosovës përmes raportit ditor të lëshuar për medie ka njoftuar se ka arrestuar një person pasi që ai e kishte kërcënuar zyrtarin Norvegjez i cili ishte në përcjelljen e tij gjatë dëbimit nga Norvegjia për në Kosovë, raporton Ekonomia Online
”Me datën 21.03.2019, i dyshuari mashkull K/Shqiptar pas dëbimit nga Norvegjia në Kosovë, ka kanosur zyrtarin policor norvegjez i cili ishte në përcjellje të tij. I dyshuari pas intervistimit me vendimin e prokurorit, dërgohet në qendrën e mbajtjes.”, thuhet në raportin e policisë.