Kosovari plagos dy rumunë në Austri, arrestohet pas një operacioni me helikopterë

Prishtinë | 24 Shk 2019 | 11:52 | Nga Ekonomia Online

Në Austri një shqiptar nga Kosova ka plagosur dy rumunë, njëri është në gjendje të rëndë, derisa tjetri ka pësuar lëndime më të lehta.


Sipas mediave austriake, i dyshuari, Jeton N. është kapur pas një kërkimi nga policia austriake me helikopterë.

Të tre burrat ishin në një kopsht të një shtëpie, ku po jetonte njëri nga dy rumunët, në Amstetten, dhe pas një mosmarrëveshje, 42-vjeçari ka gjuajtur me pistoletë, duke plagosur rëndë një rumun 41-vjeçar, derisa një rumun tjetër 25-vjeçar ka pësuar lëndime më të lehta

Jetoni ishte arratisur, megjithatë mbi 60 policë, ishin në gjendje që ta arrestonin, me ndihmën edhe të helikopterëve.

Të tre burrat e njihnin njëri tjetri dhe konflikti mes tyre kishte shpërthyer për një grua ose për para.

Të ngjashme