Kosovari sjellë proteza të duarve falas nga Amerika

Prishtinë | 26 Maj 2017 | 11:14 | Nga

Të gjithë personat që kanë duar të amputuara, të dëmtuara nga traumat por edhe që kanë lindur pa to, kanë mundësi që të jenë përfitues të protezave të sjella nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kjo do të mundësohet nga magjistri i politikave shëndetësore në Universitetin e Harvardit, Gani Abazi.

Ky i fundit tashmë banor i SHBA-së ka nisur realizimin e projektit të sponsorizuar nga Rotary Club Internacional dega në Boston, e i cili parashe sjelljen e rreth 200 protezave për duar në Kosovë.

Abazi ka njoftuar për Klan Kosova se pacientët duhet të paraqiten në Klinikën e Ortopedisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, ku ekipet mjekësore do tua marrin dimensionet e më pas brenda pak disa muajve protezat do të sillen nga Bostoni në Kosovë.

Mundësia tjetër për të qenë përfitues i këtij projekti është edhe kontakti me Mazllum Belegun, kryetar i Rotary Club Dardania në Prishtinë, por edhe në adresën elektronike të vet Gani Abazit që është [email protected] .

Protezat për ata që kanë nevojë do të ipen falas. Projekti që realizohet në shumë vende të botës sipas Abazit mendohet të zgjerohet dhe proteza të sillen jo vetëm për duar por edhe për gjymtyrë tjera.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme