Kosovari Vedat Gashi, është njëri nga mijëra kandidatët që po garojnë për poste të ndryshme në zgjedhjet afatmesme në ShBA.
Gashi, i cili vjen nga Peja, është në garë për ulësen në asamblenë e New York, pas triumfit në garën e brendshme të Partisë së Pavarësisë në Nju Jork, ku edhe mori nominimin nga demokratët.
Në një lëvizje të papritur, partia, e cila në zgjedhjet e kaluar mbështeti Kevin Byrne, ka vendosur të mbështesë Gashin.
“Jam i nderuar dhe i kënaqur që kam mbështetjen e Partisë së Pavarësisë së New York. Unë pres që të punoj me njerëz nga të gjitha anët për të bërë atë që është më mirë për distriktin tonë”.
Ai njihet si kontribuues dhe lobist i madh i çështjes kombëtare në Amerikë.
Gashi garon në Distriktin 94 për Asamblenë e New Yorkut, në emër të demokratëve. Është numri +19143526333 për të gjithë votuesit që kanë nevojë për ndihmë për t’i gjetur qendrat e votimit.
Në rast se Gashi fiton këtë garë, ky do të ishte një rast historik për përfaqësimin e kosovarëve në politikën amerikane, pasi ai do të bëhej shqiptari i parë nga Kosova, i zgjedhur në një post të lartë politik në ShBA.