Policia e Kosovës ka bërë të ditur të premten, se në një pikë kontrolli në Fushë-Kosovë, është ndaluar një veturë e llojit Mercedes me targa lokale, të cilën e drejtonte një grua kosovare me patentë shofer austriak që dyshohet të jetë i falsifikuar.
Sipas njoftimit të Policisë, dokumenti i dyshuar është konfiskuar.
“Fushë Kosove 14.04.2022-02:30.Raportohet se gjatë një pike kontrolli është ndaluar vetura Mercedes me targa lokale që drejtohej nga e dyshuara femër kosovare dhe gjatë kontrollimit te dokumente, patentë shoferi i leshur ne Austri dyshohet te jete i falsifikuar. Dokumenti i dyshuar është konfiskuar”, thuhet në njoftimin e Policisë.