Lirohet nga paraburgimi kosovarja që gënjeu Zvicrën se ishte mjeke

Prishtinë | 11 Kor 2019 | 11:39 | Nga Ekonomia Online

Ilire I, ishte arrestuar gjatë muajit maj në Zvicër pasi që e njëjta besohet se i ka marrë 212 mijë franga nga fqinji i saj Georg G, duke u paraqitur si mjeke e rreme.

Sipas gazetës zvicerane “20 minutes”, thuhet se edhe persona të tjerë kishin rënë pre e mashtrimit duke dhënë paratë e tyre.

Të martën e akuzuara është liruar nga paraburgimi. Këtë e ka konfirmuar avokati i saj.

Por, hetimet ende nuk janë mbyllur. Ajo po mbrohet nga ish-avokati i Loredana Zefit. Edhe ndaj kësaj të fundit prokuroria po heton për mashtrim. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme