Kosova e ka deklasuar Azerbajxhanin, në ndeshjen e cila është luajtur sonte në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të Ligës së Kombeve.
Arbër Zeneli ka shënuar golin e tretë të tij, të katërtin për Kosovën, në minutën ’76.
Kosova po shkatërron Azerbajxhanin, vjen dhe goli i tretë
Në ndeshjen mes Kosovës dhe Azerbajxhanit është shënuar dhe goli i tretë.
Amir Rrahmani ka shënuar golin e tretë për Kosovën në minutën e 60-të.
Për 2 me 0, ka shënuar Arbër Zeneli, në minutën ’50.
Përfaqësuesja e Kosovës kaloi në epërsi qysh në minutën e dytë, me golin e Arbër Zenelit, pas një asistimi të Benjamin Kolollit.
Ndeshja e cila po luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” është e fundit në kuadër të Grupit 3 të Ligës D të Ligës së Kombeve.
Me këtë fitore, Kosova mban pozitën e parë në grup dhe luan në play-off me Maqedoninë.