Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, në tremujorin e katërt të vitit të kaluar, ka pasur një rritje prej 5%, krahasuar me tremujorin e vitit 2016.
ASK sot publikoi statistikat e Transportit dhe Telekomunikacionit për tremujorin e katërt, me të dhëna mbi transportin ajror, hekurudhor dhe postë telekomunikim, ku shkruan se është rritur për 5.90% numri i personave që kanë transportuar me aeroplan.
“Sa i përket numrit të fluturimeve, në tremujorin e katërt të vitit 2017, ka pasur 1 646 fluturime, që ishte një rritje prej 5%, duke krahasuar me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar (TM4 2016)”, shkruan ASK.
“Ndërkaq, numri i udhëtarëve që kanë shfrytëzuar aeroplanin si mjet transporti gjatë këtij tremujori ishte rreth 418 mijë, ku në raport me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar (TM4 2016) ka një rritje për 5.90%”.