Edhe në MTV VMAs 2021, Kourtney Kardashian dhe Travis Barker, kanë marrë vëmendje me paraqitjen e tyre në evenimentin madhështor.
Çifti bëri debutimin në tapetin e kuq të dielën para ngjarjes së ndarjes së çmimeve në Barclays Center në Brooklyn.
Kardashian, 42 vjeçe dhe Barker, 45 vjeç, nuk mund t’i mbanin duart ose buzët larg njëri-tjetrit deriza pozonin për fotografët – ashtu si miqtë e tyre, Machine Gun Kelly dhe Megan Fox.
Bateristi i “Blink-182” mbante një kostum të zi pa një këmishë nën, duke vënë në fokus tatuazhet e tij të shumta, derisa ylli i “Keeping Up ëith the Kardashians” mbante një fustan lëkure të zi.
Kourtney së pari ngacmoi imagjinatën me një fustan të Dolce&Gabbana të veshur nga Britney Spears në 2001.
Ajo dhe Travis bënë për herë të parë publike romancën e tyre në janar të këtij viti.
Përderisa çiftit nuk i intereson se çfarë mendojnë fansat, është e paqartë se çfarë mendojnë fëmijët e tyre.
Kardashian ka tre fëmijë me ish-të dashurin Scott Disick: djalin 11-vjeçar Mason, vajzën 9-vjeçare Penelope dhe djalin 6-vjeçar Reign.
Barker dhe ish-gruaja, Shanna Moakler, kanë dy fëmijë: djalin 17-vjeçar Landon dhe vajzën 15-vjeçare Alabama.