Kourtney Kardashian kopjon këngëtaren shqiptare

Prishtinë | 26 Shk 2019 | 20:30 | Nga Ekonomia Online

Java e kaluar s’ishte aspak e qetë për familjen Kardashian/Jenner, pasi Khloe i dha fund lidhjes së saj me Tristan Thompson kur zbuloi flirtimin me shoqen e Kylie-t, Jordyn Woods.

Por pavarësisht dramës në familje, motrat Kardashian treguan përmes Instagram-it se lidhja mes tyre është më e fortë sesa kurrë.

Kourtney, Khloe dhe Kendall publikuan mbrëmjen e së hënës disa foto shumë joshëse. Po le të ndalemi pak tek fustani që mbante veshur Kourtney.

Kourtney mbante të veshur të brendshme të zeza poshtë një fustani të tejdukshëm të mbuluar me kristale.

Fustani dukej i njëjtë më atë të kënëgëres Bleona Qerreti që mbante në  evenimentin e muzikës American Music Awards 2014.

Qerreti u shfaq e veshur me një fustan-rrjetë përmes të cilit dalloheshin lehtësisht format e saj dhe fotot  bënë xhiron e rrjetit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme