Tabloidet e huaja raportojnë se ylli i “Keeping Up With the Kardashians”, Kourtney Kardashian dhe Younes Bendjima po rikthehen sërish bashkë.
Ish-partnerët u panë së fundmi dorë për dore me njëri-tjetrin në Los Angeles në imazhet e reja të publikuara nga Daily Mail. Kardashian, 40-vjeçe, u shfaq e buzëqeshur me një fustan të shkurtër të gjelbërt, teksa nga ana tjetër, Bendjima, 26-vjeç, kishte veshur një palë tuta sportive dhe një kapelë në kokë.
Ata po ashtu u komentuan se u ndalën duke pirë kafe së bashku në Culver City.
Çifti duket se janë ribashkuar një vit pas ndarjes së tyre në gusht të 2018. Modeli algjerian ishte i dashuri i parë i Kourtney, me të cilin është shfaqur për herë të parë në publik, pas nëntë vitesh lidhje me Scott Disick.
“Kourtney ishte gjithnjë më e mbyllur dhe ajo dallon nga motrat e saj”, ka thënë burimi. “Gjërat janë mirë me të tashmë, dhe jam e sigurtë që ata do të kthehen së bashku siç edhe shihet në fotografi”, vazhdon më tej ai.
Pas ndarjes, Kardashian ishte parë gjithashtu me modelin, Luka Sabbat, 21-vjeç, por që kjo nuk zgjati edhe aq shumë.
Përndryshe, ajo ka edhe tre fëmijë – Mason, 9, Penelope, 7, dhe Reign, 4 – me Disick, 36 vjeç.